Spezia eleminon Romën nga Kupa, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli të plotë, këto janë notat e tyre

Spezia eleminon Romën nga Kupa, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli të plotë, këto janë notat e tyre

Sport January 19, 2021 - 23:58
Detaje

Skuadra e Spezias ka arritur të bëjë befasinë e 1/8 së finales në Kupën e Italisë, duke e eleminuar Romën në “Olimpico”, shkruan “Zeri.info”.

Për fatin e ndeshjes është dashur të zhvillohen edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 2:2.

Ndërkaq, në vazhdime u komplikuan punët për kryeqytetasit pas dy kartonëve të kuq të Mancinit dhe portierit, Lopez.

Mysafirët realizuan dy herë në vazdhime për rezultatin përfundimtar 2:4.

Spezia do të takohet me Napolin në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Kujtojmë se në këtë përballje luajtën nga minuta e parë e deri në fund të saj edhe dy mbrojtësit e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla për Romën dhe Ardian Ismajli për Spezian.

Ky i fundit mori notën 6.2 nga sajti “SofaScore” dhe vetëm sulmuesi Kevin Agudelo kishte notë më të ulët (6.1) se lojtari “kuqezi”.

Image

Derisa Marash Kumbulla ishte vlerësuar me notën 7.0 për Romën në këtë duel.

Image

/Zeri.info