Roma mbetet pa dy lojtarë brenda një minute, Mancini e Lopez ndëshkohen me të kuq

Roma mbetet pa dy lojtarë brenda një minute, Mancini e Lopez ndëshkohen me të kuq

Sport January 19, 2021 - 23:38
Detaje

Ndeshja e 1/8 së finales në Kupën e Italisë ndërmjet Romës dhe Spezia ka shkuar në vazhdime, shkruan “Zeri.info”.

Rezultati i 90 minutave të rregullta ishte i barabartë 2:2, teksa në vazhdime po zhvillohet minuta e 105-të me shifrat e njëjta.

Kryeqytetasit kanë mbetur me dy lojtarë më pak pasi dy futbollsitët e saj u ndëshkuan me karton të kuq brenda një minute.

Fillimisht ishte Gianluca Mancini që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 92-të, ndërkaq “gardiani”, Lopez mori karton të kuq direkt, pas ndërhyrjes në një nga lojtarët kundërshtarë.

Kujtojmë se nga minuta e parë në fushë janë edhe dy mbrojtësit shqiptarë, Marash Kumbulla (Roma) dhe Ardian Ismajli (Spezia). /Zeri.info

VIDEO