Shkodran Mustafi me mesazh lamtumirës për Ozilin: Ne si ekip nuk kemi qenë në gjendje të ndihmojmë

Shkodran Mustafi me mesazh lamtumirës për Ozilin: Ne si ekip nuk kemi qenë në gjendje të ndihmojmë

Sport January 18, 2021 - 19:01
Detaje

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka postuar një mesazh lamtumirës për shokun e tij të skuadrës, Mesut Ozil që së shpejti do të zyrtarizohet si lojtar i Fenerbahces, shkruan “Zeri.info”.

Ozil është në prag të përfundimit të një transferimi në janar te skuadra turke pasi ra dakord të zgjidhte kontratën me “Topçinjtë”.

32-vjeçari nuk ka luajtur futboll për më shumë se 10 muaj nën drejtimin e Mikel Artetës.

Shkodran Mustafi ka postuar në rrjetin e tij social një mesazh lamtumirës për Mesut Ozilin.

“Vëlla, ti ke qenë lojtari më jo egoist brenda dhe jashtë fushës, me të cilin kam ndarë dhomën e zhveshjes. Ju do të mbaheni në mend gjithmonë si #MbretiAsisteve. Fatkeqësisht ne si ekip nuk kemi qenë në gjendje t’ju ndihmojmë kur ju kishit më shumë nevojë për ne. Gjithë të mirat”, ka shkruar Mustafi në “Twitter”.

Magjia shtatë vjet e gjysmë e Ozil në” Emirates” ka marrë fund pasi fituesi i Kupës së Botës përmbush një ëndërr jetësore për të luajtur futboll në Turqi.