“Toki” për finalen e Superkupës së Kosovës: Drita ka përparësi të lehtë, mirë që ndeshja po luhet në Antalia

“Toki” për finalen e Superkupës së Kosovës: Drita ka përparësi të lehtë, mirë që ndeshja po luhet në Antalia

Sport January 17, 2021 - 23:46
Detaje

Superkupa e Kosovës në futboll ndërmjet FC Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet tashmë edhe zyrtarisht në Antalia më 23 janar, shkruan “Zeri.info”.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Toverlani është i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” dhe ka analizuar ndeshjen e 23 janarit mes dy skuadrave “kaltërebardh”.

“Toki” i ka dhënë një përparësi të lehtë gjilanasve në këtë përballje, pasi sipas tij janë skuadër që luajnë së bashku për dy vite.

Ai ka shtuar se e mira e kësaj është se takimi po luhet në Antalia, e cila sipas tij krijon kushte më të mira se në Kosovë.

“Unë mendoj që dy skuadrat nuk do ta kenë formën atë që e pretendojnë. Sepse është herët, ndoshta Drita në këtë moment ka një përparësi të lehtë sepse është një skuadër që dy vite luajnë bashkë. Është e mira që do të luhet në Antalia dhe kushtet janë shumë të mira se në Kosovë. Ky është testi i dy ekipeve pasi më vonë luajnë në Kupën e Kosovës. Drita ndoshta ka një përparësi të lehtë”, ka thënë Afrim Toverlani. /Zeri.info