Athletic Bilbao “përul” skuadrat e mëdha spanjolle, fiton Superkupën e Spanjës

Athletic Bilbao “përul” skuadrat e mëdha spanjolle, fiton Superkupën e Spanjës

Sport January 17, 2021 - 23:32
Detaje

Athletic Bilbao është stolisur me titullin e Supërkupës së Spanjës, pasi në finale e mposhti gjigandin e futbollit spanjoll, Barcelonën, shkruan “Zeri.info”.

“Baskët” triumfuan 2:3, pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, për shkak se koha e rregullt përfundoi me barazim 2:2.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Griezmann pas 40 minutave lojë në Sevilla, por që ky gëzim zgjati vetëm dy minuta, për shkak se “baskët” arritën të barazonin me De Marcos.

“Katalunasit” e rikthyen avantazhin në minutën e 77-të me autorin e njëjtë, Antonie Griezmann.

Kur të gjithë po prisnin vërshëllimën e fundit të gjyqtarit kryesor për të nisur festën e “Blaugranas”, në skenë doli, Villalibre që barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 90-të.

E në vazhdime, saktësisht pas katër minutave ishte Williams që përmbysi për herë të parë Barcelonën duke shënuar golin e tretë dhe kështu Bilbao triumfoi në Superkupën e Spanjës.

Kujtojmë se në minutën e 120-të, ylli argjentinas, Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq. /Zeri.info