Interi fiton pastër në derbi ndaj Juventusit dhe vazhdon “luftën” me Milanin

Interi fiton pastër në derbi ndaj Juventusit dhe vazhdon “luftën” me Milanin

Sport January 17, 2021 - 22:42
Detaje

Ka përfunduar derbi i javës në elitën e futbollit italian mes Interit dhe Juventusit, shkruan “Zeri.info”.

“Neurazzurët” kanë shënuar fitore të rëndësishme për ecurinë e kampionatit ndaj Juventusit me shifrat 2:0.

Golat për “Zikaltërit” i shënuan kiliani, Arturo Vidal dhe mesfushori italian, Barella.

Interi me këtë fitore vazhdon “luftën” për kreun e tabelës me rivalin lokal, Milanin, pasi tani janë me pikë të barabartë (40), me “Rossonerët” që kanë një takim më pak.

Juventusi mbetet në pozitën e pestë me 33 pikë. /Zeri.info