Gjyqtari i derbit anglez mbylli pjesën e parë në kohën kur Mane po dilte përballë me portierin e Man Unitedit

Gjyqtari i derbit anglez mbylli pjesën e parë në kohën kur Mane po dilte përballë me portierin e Man Unitedit

Sport January 17, 2021 - 19:09
Lexoni detajet!

Ylli senegalez i Liverpoolit, Sadio Mane ishte duke shkuar drejt portës së Man United, kur gjyqtari, Paul Tierney e mbylli pjesën e parë, përcjell “Zeri.info”.

Reprezentuesi senegalez arriti të vraponte prapa Victor Lindelof dhe Aaron Wan-Bissakës në 45:54 sekonda kur Tierney dha vërshëllimen e fundit të pjesës së parë, ndonëse kishte edhe pak momente deri në fund, pasi ishin një minutë shtesë.

Ky moment sigurisht shkaktoi zemërim te tifozët e Liverpoolit të cilët reaguan në rrjetet sociale.

Image

Edhe trajneri i kampionëve në fuqi, Jurgen Klopp mbeti i befasuar nga ky vendim i gjyqtarit. /Zeri.info

Image