Peja mposht thellë Prishtinën në “Karagaçi”, shkëlqen Dardan Berisha e Brandon Walter

Peja mposht thellë Prishtinën në “Karagaçi”, shkëlqen Dardan Berisha e Brandon Walter

Sport January 17, 2021 - 17:17
Lexoni detajet!

Peja e ka mposhtur me rezultat të thellë rivalin e përbetuar Sigal Prishtinën me rezultat 101:74, shkruan “Zeri.info”.

“Shqiponjat” arritën të fitojnë në pjesën e dytë, pasi që fraksioni i parë ishte i barabartë.

Peja ka dominuar, duke e fituar periodën e tretë 22:13, kurse më bindëse ishte në 10 minutat e fundit 32:11, për të triumfuar në fund me shifrat 101:74.

Te vendasit më të dalluarit ishin basketbollisti Brandon Walter me 21 pikë e 16 kërcime, Dardan Berisha me 27 pikë e nëntë kërcime, Dion Dixon me 28 pikë e pesë asistime dhe Marko Peroviq me 21 pikë dhe pesë kërcime.

Ndërsa te kryeqytetasit u dalluan Daniel Lekndreaj me 17 pikë dhe Don Polloshka me 15 pikë dhe tetë kërcime.

Me këtë fitore, Peja tani regjistron dhjetë triumfe dhe pesë disfata, ndërkaq Sigal Prishtina ka katër fitore dhe 11 humbje. /Zeri.info