Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Një orë nga derbi i madh anglez: Liverpool – Manchester United, Xherdan Shaqiri nga minuta e parë

Një orë nga derbi i madh anglez: Liverpool – Manchester United, Xherdan Shaqiri nga minuta e parë

Sport January 17, 2021 - 16:28
Lexoni detajet!

Derbi i madh anglez ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester United do të zhvillohet sot (e diel) dhe pritet të jetë i zjarrtë për dallim nga ndeshjet e fundit, shkruan “Zeri.info”.

“Anfield” do të jetë stadiumi ku do të përplasen dy gjigandët e futbollit anglez, në kuadër të xhiros së 19-të kampionale.

Man United momentalisht ndodhet në pozitën e parë në Premierligë me 36 pikë, kurse “Reds” ndodhen në vendin e tretë me tri pikë më pak.

Synimi i dy skuadrave janë pikët maksimale në derbin e javës në elitën e futbollit anglez.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri do të jetë në fushë për Liverpoolin nga minuta e parë.

Takimin e fundit të zhvilluar ndërmjet dy skuadrave e ka fituar Liverpooli në të njëjtin stadium me shifrat 2:0.

Ballafaqimi ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit fillon nga ora 17:30.

Këto janë formacionet zyrtare:

/Zeri.info