“Profa” konfirmon ardhjen e re te SC Gjilani, lojtari ka luajtur në miqësore

“Profa” konfirmon ardhjen e re te SC Gjilani, lojtari ka luajtur në miqësore

Sport January 17, 2021 - 16:21
Lexoni detajet!

SC Gjilani para disa ditëve ka marrë rrugën për në Shqipëri për të kryer fazën përgatitore për stinorin pranveror në Superligë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli do të qëndroj 15 ditë në shtetin amë.

Gjatë qëndrimit atje, “Kuqebardhëve” iu ka bashkangjitur edhe lojtari i njohur kosovar, Qëndrim Dautaj.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga trajneri i “Skifterave”, Bylbyl Sokoli në një prononcim për “Zeri.info”.

Madje, trajneri i gjilanasve ka thënë se ai tashmë ka luajtur në miqësoren e zhvilluar kundër skuadrës nga Liga e Parë e Kosovës, A&N.

“Po. Qëndrim Dautaj ka luajtur në miqësoren kundër skuadrës së A&N”, ka thënë shkurtimisht “Profa” të dielën për “Zeri.info”.

Image

Dautaj së fundmi ishte pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës dhe gjatë karrierës ai edhe në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e “kuqebardhëve” nga Anamorava.

Image

Gjilani gjatë qëndrimit në Durrës do të zhvilloj edhe disa ndeshje kontrolluese me skuadrën e Shijakut, Drenicës e Deqiqin e Tuzit. /Zeri.info