Gjest fantastik nga Thiago Silva, ia dhuron fanellën një punëtori ndërtimi pas fitores ndaj Fulhamit

Gjest fantastik nga Thiago Silva, ia dhuron fanellën një punëtori ndërtimi pas fitores ndaj Fulhamit

Sport January 16, 2021 - 23:44
Detaje

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë duke triumfuar sonte përballë Fulhamit në udhëtim, shkruan “Zeri.info”.

“Blutë” e Londrës shënuan fitore minimale 0:1 kundër Fulhamit e cila ishte e vlefshme për xhiron e 19-të kampionale.

Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi brazilian i Chelseas, Thiago Silva ka bërë një gjest fantastik.

Ai shkoi dhe ia hodhi fanellën e tij një punëtori ndërtimi që gjendej në një pjesë të stadiumit “Craven Cottage”.

Image

Chelsea me fitoren e arritur ndodhet në pozitën e shtatë duke grumbulluar 29 pikë.  /Zeri.info

Image

Image