FC Liria “demolon” rivalin lokal në miqësore, shënon dy gola i rikthyeri nga Ballkani

FC Liria “demolon” rivalin lokal në miqësore, shënon dy gola i rikthyeri nga Ballkani

Sport January 16, 2021 - 22:41
Detaje

Liria është duke vijuar me përgatitje për stinorin pranveror në Ligën e Parë të Kosovës, teksa sot (e shtunë) ka zhvilluar një miqësore me rivalin e qytetit, FC Prizrenin, shkruan “Zeri.info”.

“Bardhezinjtë” kanë triumfuan thellë në këtë ndeshje kontrolluese me shifrat 6:0, në një ndeshje ky shënoi dy gola i rikthyeri nga Ballkani, Liridon Fetahaj.

Golat e tjerë për ish-skuadrën e Superligës i shënuan Blendi Memaj, Qëndrim Gashi, Borislav Baldzhiyski dhe Edison Rakaj.

Liria e Prizrenit ka përfunduar stinorin vjeshtor në Grupin A të Ligës së Parë në pozitën e gjashtë me 17 pikë.

/Zeri.info