Kosova u dorëzua pa kushte përballë Rusisë, FFK në kundërshtim me institucionet shtetërore

Kosova u dorëzua pa kushte përballë Rusisë, FFK në kundërshtim me institucionet shtetërore

Sport January 16, 2021 - 21:51
Detaje

Komiteti Ekezkutiv i UEFA-s kishte marrë një vendim të rëndësishëm në mbledhjen e mbajtur në maj të vitit 2019 në Baku të Azerbejxhanit, derisa kishte obliguar të gjitha përfaqësueset të luanin ndaj Kosovës në çfarëdo kualifikime.

Përfaqësueset që nuk do të pranonin të luanin ndaj Kosovës ato do të gjobiteshin, me pikë dhe deri në përjashtim të eleminatorieve.

Ky informacion ishte konfirmuar edhe nga UEFA për mediat kosovare.

Image

Kosova e kishte një mundësi ideale për ta forcuar shtetësinë e saj, derisa shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021 i vuri vashat e selektores Afërdita Fazlisë përballë atyre të Rusisë.

Mirëpo, gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej, pasi që Federata e Futbollit e Kosovës u dorëzua pa kushte përballë kërkesës së Rusisë në UEFA.

Fillimisht ishte planifikuar që kjo ndeshje të zhvillohej në Prishtinë më 4 tetor të vitit 2019, e që ishte shtyrë në atë kohë, të luhet në qytetin Ëiesbaden në Gjermani, në stadiumin “Brita Arsena” me 6 mars 2020.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, shtëpia e futbollit evropian, UEFA kishte konsideruar se loja nuk mund të luhej në Kosovë për shkaqe sigurie, prandaj vendosi që ajo të luhet në një shtet neutral gjë që edhe realisht kishte ndodhur.

Gjithashtu, në një intervistë në Sportin Total në Kohavision, Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu kishte deklaruar që kjo ndeshje u zhvillua në Gjermani për shkak të të problemeve specifike që kishte në fushën e sigurisë, ku sipas tij kishte informata për një rrezik të mundshëm potencial nga një grup tifozësh serbë.

Megjithatë, Policia e Kosovës e ka demantuar sekretarin Salihu përmes një emaili dërguar Gazetës “Blic”, duke thënë se niveli i organizimeve të tilla në vendin tonë është në nivelin e duhur dhe se nuk kanë informacione se pse kjo ndeshje nuk është vendosur të luhet në Kosovë e as informacione që Salihu i ka përmendur në intervistën e tij në Kohavision.

“Në Republikën e Kosovës siguria për mbajtjen e manifestimeve kulturore-sportive është në nivelin maksimal. Nuk kemi pasur informacione të tilla pse nuk është vendosur ndeshja e apostrofuar të luhet në Kosovë” thuhet në përgjigjen zyrtare të ofruar nga Policia e Kosovës.

Sido që të jetë ndeshja u zhvillua në Gjermani dhe përfundoi 5 me 0 në të mirë të futbollisteve ruse, poashtu organizuar në bazë të rregullave të UEFA-s me simbole, himne dhe flamujë të të dyja vendeve.