Zyrtare: KB Trepça përforcohet me basketbollistin grek

Zyrtare: KB Trepça përforcohet me basketbollistin grek

Sport January 16, 2021 - 21:31
Detaje

Klubi i Basketbollit Trepça ka zyrtarizuar përforcimin e ri të skuadrës, shkruan “Zeri.info”.

“Minatorët” kanë njoftuar se kanë arritur të përforcohen me basketbollistin grek, Stavros Toutziarakis.

Sezonin e fundit, lojtari në fjalë ishte pjesë e lonikos Nikaias BC Front Office dhe kishte regjistruar vetëm pesë paraqitje.

Trepça është rikthyer te fitorja ditën e sotme duke e mposhtur në Prizren, Bashkimin me shifrat 91:97, në një përballje ku shkëlqeu ardhja e re e mitrovicasve, Drilon Hajrizi.

Ky është njoftimi i plotë i KB Trepçës:

 

QeQeQENDRA! Përforcimi i rradhës ë Stavros Toutziarakis 2.10m #TrepcaNaBashkon

Posted by KB Trepça on Saturday, January 16, 2021

/Zeri.info