Armando Broja kontribuon me gol dhe asist në fitoren e thellë të Vitesses kundër Emmenit të Dionis Avdijajt

Armando Broja kontribuon me gol dhe asist në fitoren e thellë të Vitesses kundër Emmenit të Dionis Avdijajt

Sport January 16, 2021 - 21:09
Detaje

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka qenë protagonist kryesor në fitoren e skuadrës së tij në Eredivise, shkruan “Zeri.info”.

Vitesse triumfoi 1:4 ndaj FC Emmenit në kuadër të xhiros së 17-të kampionale në Holandë.

Armando Broja fillimisht asistoi në golin e dytë të mysafirëve pas nëntë minutash lojë.

Kurse golin, Broja e arriti në minutën e 49-të pas asistimit nga Tannane për rezultatin 1:3.

Sulmuesi Broja u zëvendësua në minutën e 77-të, ndërkaq për vendasit u inkuadrua katër minuta më vonë, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Dionis Avdijaj.

Vitesse me këtë fitore vazhdon t’i bëjë presion Ajaxit për vendin e parë, pasi që tashmë janë me pikë të njëjta me gjigandin holandez.

Kurse, Emmeni zë vendin e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë në 17 ndeshje. /Zeri.info

ASISTIMI

 

 

GOLI