Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Ismet Munishi për largimin e tij nga Ballkani: Presidenti ka rënë pre e njerëzve zvarranikë

Ismet Munishi për largimin e tij nga Ballkani: Presidenti ka rënë pre e njerëzve zvarranikë

Sport January 15, 2021 - 23:38
Detaje

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” në “T7” ka folur për largimin e tij nga posti i shefit të shtabit teknik te Ballkani, shkruan “Zeri.info”.

Munishi ka thënë se presidenti i klubit, Arsim Kabashi ka rënë pre e disa njerëzve të cilët sipas tij kanë dashur të prishin atë që kishin krijuar.

Ai ka shtuar se kjo i falet të parit të klubit për arsye se ai nuk e njeh futbollin.

“Shumë njerëz kanë investuar me na prish diçka që e kemi krijuar dhe për fat të keq presidenti i Ballkanit është pa përvojë dhe ka ra pre e këtyre fjalëve. Ka ra pre e njerëzve të cilët janë zvarranikë, janë pakurrizorë, por i falet sepse nuk e njeh futbollin”, ka thënë Ismet Munishi.

Ndryshe, Ballkani në vend të tij e ka emëruar trajnerin nga Shqipëria, Bledi Shkëmbin. /Zeri.info