Trajneri i Mabetex Prishtinës flet për humbjen ndaj Barcelonës: Për gjithë Kosovën kjo lojë ka qenë historike

Trajneri i Mabetex Prishtinës flet për humbjen ndaj Barcelonës: Për gjithë Kosovën kjo lojë ka qenë historike

Sport January 15, 2021 - 20:27
Lexoni detajet!

Trajneri i Mabetex Prishtinës, Huar Morina ka folur në një konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra që ai drejton pësoi humbje të thellë 9:2 në kuadër të 1/32 së finales në Ligës e Kampionëve.

Trajneri Morina ka thënë se kjo ndeshje ka qenë historike për gjithë Kosovën, jo vetëm për skuadrën e tij.

Ai ka shtuar se ata kanë marrë motiv nga ky duel, që të përgatiten për nivele më të larta.

“Ne e kemi ditur që Barcelona është kundershtar i fortë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Kjo është për ne lojë historike për gjithë lojtarët dhe për mua. Ata u munduan të japin më te mirën, aq sa mundën. Për mua kjo është ndeshja ma e rëndësishme”, tha ai.

“Unë po besoj dhe shpresoj se kjo lojë do të na ndihmojë, për shkak se kemi marrë motiv me punu më shumë dhe për të luajtur në nivele më të larta. Unë e kam përcjellur lojën e Barcelonës dhe e kam parë se është nivel i lartë. Ata luajtën të qetë. Ne kemi ditur se do të jetë kështu loja. Për gjithë Kosovën ka qenë historike kjo lojë. Për neve është krenari. Është diçka shumë e madhe”, shtoi mes të tjerash trajneri Morina. /Zeri.info