Mauricio Pochettino infektohet me koronavirus

Mauricio Pochettino infektohet me koronavirus

Sport January 15, 2021 - 20:06
Lexoni detajet!

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, shkruan “Zeri.info”.

Pochettino ka pak kohë që ka marrë drejtimin e “Parisienëve” me të cilët për një kohë të shkurtër u stolisë me Superkupën e Francës.

48-vjeçari do të futet në izolim dhe pritet të mungojë në dy përballjet e radhës të Paris Saint-Germainit në kampionatin elitar të Francës, ndaj Angersit dhe Montepellierit.

“Mauricio Pochettino, është pozitiv në testin PCR për Sars-Cov2. Ai do t’i respektojë rregullat dhe do të izolohet, ashtu siç kërkohet nga protokolli shëndetësor. Asistentët e tij, Jesus Perez dhe Miguel D’Agostino, do ta udhëheqin ekipin kundër Angersit të shtunën”, thuhet në komunikatën e PSG-së. /Zeri.info