Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Boksierët e Kosovës zhvendosen në Durrës, përgatiten për garat ndërkombëtare

Boksierët e Kosovës zhvendosen në Durrës, përgatiten për garat ndërkombëtare

Sport January 14, 2021 - 12:10
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka udhëtuar për Durrës atje ku do të stërvitet në kuadër të përgatitjeve për garat ndërkombëtare që i presin, shkruan “Zeri.info”.

“Këto përgatitje janë të mirëseardhura për boksierët seniorë dhe të rinj para garave ndërkombetare që i presin në muajt në vijim”, thuhet në njoftimin e FboxK.

Njoftimi i plotë i FBoxK:

Vazhdojnë përgaditjet e boksierëve të Kombëtares së Kosovës në boks (Senior dhe të rinjë - Youth 17-18 vjeqar) të përgaditen në Durrës (Shqipëri)

Federata e boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë për përgaditje e kombëtares së Kosovës.

Keto pergaditje jane të mirseardhura per boksieret senior dhe të rinjë para garave nderkombetare qe I presin ne muajët në vijim:

1.Turneu nderkombetar “ Bocskai Istvan Memorial” per senior ne Debrecen (Hungari) 07-13 Shkurt 2021

2.Turneu nderkombetar “Pavarsia” Prishtine 13 Shkurt 2021

3.Turneu nderkombetar “Adriatic Pearl” per te rinj (youth) ne Budva(Mali I Zi) 16-22 Shkurt 2021

4.Turneu nderkombetar “Strandja” per senior djem dhe vajza ne Sofie(Bullgar) 21-28 Shkurt 2021

5.Kampionati Ballkanik per senior djem dhe vajza ne Zagreb(Kroaci)

6.Turneu nderkombetar “Istambul Bosphorus ” per senior djem dhe vajza ne Istambul(Turkey)07-12 Mars 2021

Pergaditjet po zhvillohen , 3 herë në ditë gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga MSH,MKRS, dhe IKSHP, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m. /Zeri.info