Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Ftesa false për futbollistë në emër të Drenicës, klubi sqaron opinionin: Mos bini pre e mashtruesve

Ftesa false për futbollistë në emër të Drenicës, klubi sqaron opinionin: Mos bini pre e mashtruesve

Sport January 14, 2021 - 11:40
Lajmet e fundit nga sporti

Në një situatë aspak të këndshme ka kaluar skuadra e Drenicës e cila edhe njëherë ka sqaruar opinionin për disa ftesa false që bëhen për futbollistët e huaj në emër të KF Drenica, shkruan “Zeri.info”.

“Ne si klub, nuk kemi të bëjmë asgjë më këto ftesa për futbollistë nga shtete të ndryshme të botës, dhe të tilla ftesa nuk janë të bëra nga ana e KF Drenica, por nga njerëz të cilët janë të pandërgjegjshëm dhe mashtrues”, ka sqaruara Drenica.

Njoftimi i plot i KF Drenica:

Sqarim për opinionin publik dhe mediat!

Ditëve të fundit në adresë të FC Drenica, por edhe të FFK-së, dhe nëpër instanca të ndryshme, kanë filluar serish të qarkullojnë disa ftesa false, sikurse muaj me parë. Klubi futbollistik ‘Drenica’, është në koordinim të plotë më FFK-në, në mënyrë që të gjej mashtruesit që po merren më ftesa të tilla.

Ne si klub, nuk kemi të bëjmë asgjë më këto ftesa për futbollistë nga shtete të ndryshme të botës, dhe të tilla ftesa nuk janë të bëra nga ana e KF Drenica, por nga njerëz të cilët janë të pandergjegjshëm dhe mashtrues.

Duke ju referuar situatës, KF Drenica, apelon të FFK-ja, dhe organet e rendit që të merren me rastin dhe që ta zbardhin këtë situatë, në mënyrë që emri dhe imazhi i klubit tonë dhe i FFK-së, të mos keqpërdoret nga persona të pandërgjegjshëm.

Transferimet e klubit tonë, kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë publike, dhe për çdo futbollistë të transferuar ose që jemi në kërkim si për ato vendore ashtu edhe për ato ndërkombëtare, KF Drenica, i realizon përmes sistemeve digjitale në të cilat edhe FFK-ja, ka qasje dhe i monitoron vazhdimisht, andaj jashtë kësaj, KF Drenica, nuk dërgon ftesa për futbollistë në forma të tilla siç janë prezantuar kohëve të fundit (shih foton).

Ju bëjmë thirrje edhe njëherë , FFK-së, por edhe organeve shtetërore që të merën me rastin në fjalë, pasi që edhe klubi jonë po ka shqetësime nga persona të papërgjegjshëm që po merren më gjëra të tilla, që nuk kanë të bëjnë fare me klubin tonë.

Ne jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim më FFK, për çdo dukuri negative që dëmton imazhin dhe reputacionin e klubit por edhe të futbollit tonë në përgjithësi.

(Në foto është ftesa e cila po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe e-maile te klubit).

Me Respekt,

z. Ilir Veliqi

President i FC Drenica //Zeri.infoImage