
Eliminimi i turpshëm, Muller sherr me gazetaren: Mos qesh kur të më pyesësh
Një eliminim i papritshëm nga Kupa e Gjermanisë i ka ndodhur Bayern Munichut nga skuadra e Ligës së Dytë, Holstein Kiel.
Bavarezët me vlerësimin më të lartë eliminohen nga penalltitë, pasi kanë barazuar 2-2 në 120 minutat e mëparshme. Një “goditje” e keqe për kampionët e Evropës, të cilët, pas garës, sigurisht nuk e morën mirë atë që ndodhi.
Mbi të gjitha Thomas Muller, i cili debatoi me një gazetar në kohën e intervistave. Siç raportojnë “Bild” dhe “Metro”, lojtari i Bayern Munchen, dukshëm shumë i mërzitur nga eliminimi, replikoi me intervistuesin.
“Ju më pyesni se çfarë mendoj tani, por, nëse jeni duke qeshur, si mund të përgjigjem”. Nga ana e saj, gazetarja mbrojti veten: “Unë nuk po qesh. E kuptoj momentin tuaj, por nuk po qesh”. Dhe Muller reagoi përsëri: “Sigurisht që po qesh; po, po, e bëre”.
Megjithatë, më vonë, toni u qetësua dhe intervista vazhdoi pa probleme. Ajo që është e sigurt është se lojtari i Bayern Munich ishte me të vërtetë i zemëruar…/Zeri.info