Infektuar: 57028
Shëruar: 50184
Vdekur: 1433
Në Shqipëri e bëjnë punë të kryer: Gledi Mici, marrëveshje më Partizanin

Në Shqipëri e bëjnë punë të kryer: Gledi Mici, marrëveshje më Partizanin

Sport January 14, 2021 - 09:25
Lajmet e fundit nga sporti

I ardhur me shumë bujë te Prishtina, futbollisti Gledi Mici mund të rikthehet në Shqipëri.

Është faqja e afërt me Partizanin që shkruan se skuadra është shumë afër marrëveshjes me Prishtinën për ta marrë Micin, kjo falë marrëdhënieve të mira që kanë dy presidentët, Remzi Ejupi e Gazmend Demi.

Njoftimi i FK Partizani Tiranë

FK.Partizani Tiranë ka zbuluar se drejtuesit e Partizanit janë duke negociuar me Klubin e Prishtinës për afrimin e mbrojtësit Gledi Mici.

Kujtojmë që mbrojtësi ishte pothujse lojtari jonë në merkaton e verës por për shkak zhbllokimit të merkatos lojtari firmosi me skuadrën e Prishtinës dhe ka ende kontratë me klubin dardan por Klubi i Kuq është duke negociuar me drejtuesit e Prishtinës dhe shpresohet që kjo marrëveshje të arrihet pasi të dy presidentet kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

Trajneri Daja e kërkon me "ngulm" mbrojtësin fierak pasi e njeh mjaft mirë lojtarin pasi e ka pasur në kohën kur trajneri drejtonte Skënderbeun. /Zeri.infoImage