Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Real Madridi po tenton ta marrë yllin e Atalantës

Real Madridi po tenton ta marrë yllin e Atalantës

Sport January 14, 2021 - 09:02
Lajmet e fundit nga sporti

Kampioni i Spanjës, Real Madrid po tenton ta forcojë sulmin me lojtar nga Serie A.

Duvan Zapata është emri i ri që mund të forcojë sulmin e Realit të Madridit. Statistikat e tij dhe çmimi i ulët në merkato mund ta transferojnë realisht në Madrid. Drejtuesit e skuadrës “galaktike” e kanë prej kohësh nën vëzhgim dhe do të përfitojnë nga ndeshja e Ligës së Kampioneve kundër Atalantës për të nisur bisedimet me drejtuesit e klubit.

Vlera e Duvan Zapatës është afro 40 milionë euro, por në fakt presidenti Prekasi kërkon 80 milionë euro për ta lënë të lirë kolumbianin. Ai mund të luajë i vetëm në sulm, me dy ose me tre. Kjo e bën një futbollist të dëshiruar nga shumë skuadra. Për Zapatën është interesuar edhe Juventusi në kampionatin italian. /Zeri.infoImage