
Ter Stegen tregon edhe një herë se është një nga portierët më të mirë në botë, shikojeni pritjen spektakolare të tij ndaj Sociedadit
Sport
January 13, 2021 - 23:55
Detaje
Ndeshja gjysmëfinale e Superkupës së Spanjës në futboll, ndërmjet Real Sociedadit dhe Barcelonës ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit, shkruan “Zeri.info”.
“Katalunasit” siguruan finalen vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi që për 120 minuta nuk pati fitues.
Por, Sociedadi ka mundur ta mbyllë sfidën më herët sikur të shënonte një nga lojtarët e baskëve në minutën e tretë të vazhdimeve.
Pritja spektakolare e “gardianit” gjerman, Ter Stegen ia ka mohur një super-gol futbollistit. Zaldua nga një largësi jo e vogël.
#RealSociedadBarça
— ë ë (@Fastgoal2) January 13, 2021
Great save Ter Stegen ëpic.twitter.com/Pc0P0yrODe
Barcelona do të takohet në finalen e Superkupës së Spanjës me fituesin e takimit Real Madrid – Athletic Bilbao. /Zeri.info