
Barcelona kalon në finale të Superkupës së Spanjës, eleminon në penallti Real Sociedadin
Ndeshja gjysmëfinale e Superkupës së Spanjës në futboll, ndërmjet Real Sociedadit dhe Barcelonës ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit, shkruan “Zeri.info”.
“Katalunasit” siguruan finalen vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi që për 120 minuta nuk pati fitues.
“Blaugrana” triumfoi 3:2 në penallti, derisa u goditën pesë të tilla.
Adnan Januzaj realizoi njërin nga golat e baskëve në ekzekutimin e penalltive, por që nuk doli të jetë i duhuri për skuadrën e tij.
De Jong dhe Griezmann humbën penalltinë për Barcelonën, kurse për Sociedadin nga 11 metërshi dështuan, Jon, Oyarzabal e Willian Jose.
Kujtojmë se Barça ishte në këtë duel pa kapitenin, Lionel Messin.
Barcelona tani në finale do ta pres fituesin e takimit Real Madrid – Athletic Bilbao. /Zeri.info