
E papritshme, Bayern Munich eleminohet nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e kategorisë së dytë
Sport
January 13, 2021 - 23:32
Detaje
Ka përfunduar ndeshja e 1/16 së finales në Kupën e Gjermanisë ndërmjet Holstein Kielit dhe Bayern Munichut, shkruan “Zeri.info”.
Holstein Kiel, që bën pjesë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, ka eleminuar kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë, Bayern Munichun me anë të penalltive.
90 minutat e rregullta u mbyllën me shifrat 2:2 dhe as vazhdimi dy herë nga 15 minuta nuk shpalli fituesin.
E në penallti, më të vëmendshëm ishin vendasit që fituan 6:5 dhe penalltia e humbur nga, Marc Roca, i kualifikoi tutje për në rrethin tjetër.

Holstein Keil do të takohet tani me Darmstadtin. /Zeri.info