
Juventusi kualifikohet në çerekfinale, mposht me vështirësi të madhe Genoan në vazhdime
Sport
January 13, 2021 - 23:17
Detaje
Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë, falë fitores në vazhdime ndaj Genoas, shkruan “Zeri.info”.
“Zonjës së Vjetër” iu nevojitën vazhdimet dy herë nga 15 minuta për ta mposhtur skuadrën e Genoas në “Allianz Stadium” në Torino.
Koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi me shifrat 2:2 me golat e Kulusevskit dhe Moratës te “Biankonerët”.
Ndërkaq për mysafirët në kohën e rregullt shënuan, Czyborra dhe Melegoni.
Kurse, fatin e kësaj sfide e vendosi goli i minutës së 104-të i Hamza Rafias.
Juventusi e pret në çerekfinale fituesin e takimit Sassuolo – Spal. /Zeri.info