Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Myrto Uzuni “tund” rrjetën për herë të parë në vitin 2021

Myrto Uzuni “tund” rrjetën për herë të parë në vitin 2021

Sport January 13, 2021 - 23:10
Detaje

Pushimet për Myrto Uzunin kanë mbaruar dhe futbollisti shqiptar ka nisur të ngrohë motorrët për pjesën e mbetur të sezonit.
 

Ferencavosh është grumbulluar në Marbella të Spanjës, ku po zhvillon seancën përgatitore përpara rifillimit të kampionatit.

Sot kampionët e Hungarisë kanë luajtur takimin e 3-të miqësor, nga i cili kanë dalë me fitore, ashtu sikurse edhe në dy ndeshjet e para.

Në fushë kundër Algeciras, ekip që luan në Kategorinë e Tretë të Spanjës, është aktivizuar edhe Myrto Uzuni që nga minuta e 61-të.

Sulmuesi beratas ka tundur rrjetën në minutën e dytë të shtesës, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit në 3-1.

25-vjeçari shënon kështu golin e parë për vitin 2021 dhe jep sinjale pozitive se në pjesën e mbetur të sezonit do të vijojë të mbetet protagonist në Hungari.