Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Pochettino fiton trofeun e parë me PSG-në, triumfojnë në Superkupën e Francës

Pochettino fiton trofeun e parë me PSG-në, triumfojnë në Superkupën e Francës

Sport January 13, 2021 - 23:02
Detaje

Paris Saint-Germaini ka fituar Superkupën e Francës në “Bollaert-Delelis” përballë rivalëve të Marseilles, shkruan “Zeri.info”.

Kampionët e Francës fituan me rezultat 2:1 ndaj Marseilles në stadiumin e Lensit.

Trajneri i ri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka arritur që për pak kohë në krye të skuadrës të stoliset me një trofe.

Golat për kryeqytetasit i shënuan argjentinasi, Mauro Icardi dhe braziliani Neymar.

Ndërkaq për Marseillen shënoi golin e vetëm Payet.

Kjo ishte Superkupa e dhjetë e Paris Saint-Germainit në histori të klubit.

/Zeri.info