Infektuar: 57028
Shëruar: 50184
Vdekur: 1433
Amir Rrahmani vjen me fjalët e para pas paraqitjes së plotë me Napolin

Amir Rrahmani vjen me fjalët e para pas paraqitjes së plotë me Napolin

Sport January 13, 2021 - 22:04
Detaje

Napoli ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan “Zeri.info”.

Napoli triumfoi 3:2 përballë Empolit në “Diego Armando Maradona”, në një ndeshje ku luajti për 90 minuta mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.

Mbrojtësi “dardan” pati paraqitje të mirë dhe u vlerësua me notën 7.2 nga sajti i njohur “SofaScore”.

Pas ndeshjes, Rrahmani ka postuar disa fotografi të ndeshjes në llogarinë zyrtare në “Facebook” dhe ka shtuar një mbishkrim në gjuhën italiane.

“Të vazhdojmë kështu”, ka shkruar Rrahmani.

 

Avanti cosi ë

Posted by Amir Rrahmani on Wednesday, January 13, 2021

Rrahmani fundjavën e kaluar debutoi për herë të parë edhe në Serie A, por ishte larguar në pjesën e dytë të ndeshjes pas një gabimi që bëri në pjesën e parë, gabim që bëri që Udinese ta barazoi rezultatin. /Zeri.info