Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Formacionet zyrtare: Juventus – Genoa, Cristiano Ronaldo në stol

Formacionet zyrtare: Juventus – Genoa, Cristiano Ronaldo në stol

Sport January 13, 2021 - 19:51
Detaje

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit ndërmjet Juventusit dhe Genoas, shkruan “Zeri.info”.

Juventusi është nikoqir i Genoas në kuadër të Kupës së Italisë që zhvillohet në “Allianz Stadium”.

Fituesi i kësaj sfide do të luaj me fituesin e përballjes Sassuolo – Spal.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka vendosur ta lë në stol Cristiano Ronaldon.

Përballja e fundit ndërmjet dy skuadrave në fjalë ka përfunduar në të mirë të “Zonjës së Vjetër” me rezultat 1:3.

Genoa hynë në këtë duel pas fitores në Serie A ndaj Bolognas 2:0

Ballafaqimi i 1/8 së finales në Kupën e Italisë midis Juventusit dhe Genoas fillon nga ora 20:45.

Formacionet zyrtare:

/Zeri.info