
Amir Rrahmani i pazëvendësueshëm në fitoren e Napolit, kjo është nota e tij
Sport
January 13, 2021 - 19:39
Detaje
Napoli është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë falë fitores së shënuar ndaj Empolit, shkruan “Zeri.info”.
Skuadra e udhëhequr nga Gennaro Gattuso ka triumfuar 3:2 në “Diego Armando Maradona”.
Në golin e tretë të napolitanëve kishte pasur gisht edhe mbrojtësi “dardan”, Amir Rrahmani që luajti nga minuta e parë deri në të fundit.
Sajti i njohur “SofaScore” ka vlerësuar mbrojtësin kosovar me notën 7.3.

Kurse, Nedim Bajrami që luajti deri në minutën e 85-të dhe shënoi dy super-gola, sajti në fjalë e vlerësoi me notën 7.2.

/Zeri.info