
Zyrtare: Llapi përforcohet me futbollistin 21-vjeçar, e “blindon” me kontratë
Klubi i Superligës së Kosovës, Llapi ka arritur t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut, Enis Stublla, shkruan “Zeri.info”.
Lajmi për transferimin e Stubllës është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit llapjan në “Facebook”.
Enis Stublla ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me “kaltërebardhët” e drejtuar nga Tahir Batatina.

Stublla së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Ligës së Parë, Onixit.

Llapi ka njoftuar se pritet të bëjnë edhe një përforcim para nisjes për fazën përgatitore.
Ky është njoftimi i plotë i Llapit:
Mirësevjen ENIS STUBLLA
Sulmuesi i krahut vie nga KF Onix
Podujevë, 13 janar 2021 – Sot kemi nënshkruar kontratë 3 vjeçare me sulmuesin e krahut, Enis Stublla, 21 vjeçar i lindur më 09.07.1999, në Podujevë. Futbollisti këmbëshpejtë i krahut të majtë dhe të djathtë do vijoj të jetë pjesë e KF Llapi gjatë edicioneve 2021-2024
Enis Stublla kategoritë e reja i ka kaluar në Shkollën e Futbollit "Arsenal" (2010-2017), më pas u transferua tek KEK-u (2017-2018), KF Minatori (2018-2019) si dhe së fundmi tek Onix (2019-2020)
Stublla nuk do të jetë përforcimi i fundit i këtij afati kalimtar, pasi skuadra synon të përforcohet edhe me një futbollist para nisjes për fazën përgaditore në Antalya të Turqisë.
Vazhdojmë.
/Zeri.info