
Iu shkatërruar Ferrari 300 mijë euro, portieri i njohur italian: Ka gjëra më të rëndësishme se veturat
Portieri i Italisë dhe Genoas, Federico Marchetti kishte dërguar veturën e tij, Ferrarin, për ta pastruar, përcjell “Zeri.info”.
Punëtori i larjes së veturave humbi kontrollin teksa po kthehej me veturen e portierin italian që vlen 300 mijë euro goditi pesë vetura të parkuara.

Fatmirësisht, shoferi i Ferrarit në atë kohë shpëtoi i padëmtuar. Edhe pse videot e pasojave, me shërbimet e urgjencës që pastrojnë mbeturinat, tregojnë se pjesa e përparme e makinës është shkatërruar plotësisht.
Genoa, Marchetti porta la Ferrari a lavare ma l'uomo dell'autolavaggio la distrugge
— Mirco Roncoli ë (@MircoRoncoli_7) January 12, 2021
Il portiere rossoblù aveva lasciato la sua 812 Superfast da circa 300mila euro ad un addetto per la pulizia che però non è mai riuscito a riportargliela al Centro Sportivo Signorini pic.twitter.com/uHPAdN0EDD
Por, portieri 37-vjeçar i Serisë A fitoi lavdërime nga tifozët për përgjigjjen e tij të qetë ndaj lajmit tronditës për të.
“Falë Zotit askush nuk u lëndua, kjo është gjëja më e rëndësishmme”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

37-vjeçari Marchetti, nënshkroi për Genoan në vitin 2018 pasi bëri 194 paraqitje për Lazio.
Ai gjithashtu ka bërë 11 paraqitje për Italinë dhe ka luajtur në një lojë të Kupës së Botës 2010. /Zeri.info