Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
FBK ndërpret kontratën me Art Motion, ndeshjet do të transmetohen në këtë televizion

FBK ndërpret kontratën me Art Motion, ndeshjet do të transmetohen në këtë televizion

Sport January 12, 2021 - 21:51
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në mbledhjen e fundit ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, shkruan “Zeri.info”.

Teksa në rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka marrë disa vendime njëra nder to është Final 8 i Kupës së Kosovës, që do të mbahet me datë 3 deri me 7 shkurt në Rahovec.

FBK gjithashtu ka marrë vendim ta ndërpresë bashkëpunimin me “Art Motion” dhe ka vendosur që të lidhë marrëveshje me kompaninë “Kujtesa” për transmetimin e Superligës së Kosovës në basketboll

Njoftimi i FBK-së:

Ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë ART MOTION dhe PRINCE CAFFE për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes;

Ka vendosur që të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë KUJTESA për shitjen e të drejtave televizive dhe për sponsorizimin e Superligës së Kosovës në basketboll. /Zeri.info