Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Presidenti i Ballkanit konfirmon dënimin e UEFA-s: Merkatoja na u bllokua për shkak të futbollistit serb, e kemi paguar dënimin

Presidenti i Ballkanit konfirmon dënimin e UEFA-s: Merkatoja na u bllokua për shkak të futbollistit serb, e kemi paguar dënimin

Sport January 12, 2021 - 19:20
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka konfirmuar për Insportin, transmeton "Zeri.info" se çështja e merkatos është zgjidhur. Ballkani u ‘trondit’ kur kuptoi se FIFA kishte vendosur t’i bllokonte transferimet në këtë merkato.

Kabashi ndër të tjera ka zbuluar edhe arsyen e bllokimit të transferimeve. Sipas tij, deri te bllokimi erdhi për një transferim që e kishin kryer në vitin 2019.

“Merkato na është bllokuar, por e kemi paguar dënimin. Nuk është bllokuar për shkak të portierit Rexhepi pasi ai ka qenë në prova. Jemi dënuar për shkak të një futbollisti Avdic që ka qenë para dy viteve tek ne. Kemi bërë pagesën, ka qenë shumë e vogël, tashmë kemi hapur përsëri merkaton”, ka deklaruar për ”Cima”.

Ballkani në vitin 2019 kishte prezantuar blerjen e Demir Avdic, sulmuesin serb që më parë kishte luajtur te Trepça ’89.

Por suharekasit ishin kritikuar shumë për blerjen e tij për shkak të nacionalitetit dhe nuk u paraqit në asnjë ndeshje zyrtare për Ballkanin. Megjithatë, vetëm nacionaliteti nuk ishte problem pasi Avdic nuk bindi drejtuesit e klubit, ashtu siç kishte bërë më herët edhe Trepça ’89, pasi nuk arriti të përshtatej me futbollin kosovar.

Ballkani e ka në dorë tani nëse dëshiron apo jo ta ketë në radhët e veta portierin Rexhepi nga Shkëndija e Tetovës. /Zeri.info