
Zyrtare: Firmino në Liverpool
Sport
qershor 24, 2015 - 10:34
Liverpool ka arritur marrëveshje me Hoffenheimin për transferimin e sulmuesit Firmino për 29 milionë funte, ka njoftuar klubi nga Premierliga, nëpërmjet një komunikate zyrtare.
Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeqare me “Reds” pas rikthimit nga Kili ku është duke u paraqitur për Brazilin në Copa America.
Firmino, i cili ka realizuar 47 gola në 151 paraqitje për Hoffenheimin, është përforcimi i dytë më i shtrenjtë në histori të Liverpoolit.
Klubi nga Anfield vendosi rekord të blerjes kur angazhoi sulmuesin Andy Carroll nga Neëcastle për 35 milionë funte, më 2011.