Priftërinjtë napolitanë refuzojnë që stadiumi i Napolit ta marrë emrin e Maradonës

Priftërinjtë napolitanë refuzojnë që stadiumi i Napolit ta marrë emrin e Maradonës

Sport December 04, 2020 - 15:36

Një grup i priftërinjëve napolitanë kanë refuzuar emërtimin e stadiumit të Napolit në "Stadio Maradona".

Ata i kanë dërguar letër arqipeshkut Kreshencio Pepe të mos e lejojë një gjë të tillë, shkruan "Zeri.info".

Ata duan që stadiumi në fjalë ta ketë një bashkim emrash si "San Paolo-Maradona".

“Stadiumi ‘San Paolo’ duhe të marrë emrin e të shenjtit që na solli Jezusin. Me përulje, ndiejmë përgjegjësinë për të thënë gjërat. Të gjithë bashkohemi në një pikë, nuk duam një emër të pastër. Do të ishte mirë që stadiumi të quhej ‘San Paolo-Maradona’, njësoj si ai në Milano ‘San Siro-Meaca’ “, shkruhet në letrën e priftërinjve napolitanë.

Ndryshe, ditë më parë është vendosur që stadiumi i Napolit ta marrë emrin e legjendës argjentinase të futbollit.

Maradona ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër. /Zeri.info