Duro: Është një pikë e merituar dhe e fituar me djersë

Duro: Është një pikë e merituar dhe e fituar me djersë

Sport December 04, 2020 - 15:25

Ndeshja hapëse e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll është mbyllur në paqe.

FC Prishtina ka qenë nikoqire e Feronikelit në mesditën e sotme në kryeqytet, raporton "Zeri.info".

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, u mbyll baras 0:0.

Trajneri i mysafirëve, Klodian Duro u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Unë jam i kënaqur nga paraqitja e të gjithë çunave, mendoj se është një nga ato lojrat e tona të mira si në ndeshjet e fundit, është një pikë e merituar dhe e fituar me djersë ani pse mund të kishim marrë më shumë”, deklaroi trajneri shkupjan në "ArtMotion", përcjell "Zeri.info".

“Meqë kemi pasur kundërshtar të vështirë dhe të organizuar si Prishtina duhet të jemi të gjithë të kënaqur nga ky rezultat”, tregoi ai.

“Unë mendoj që jemi në vazhdimësi të lojrave të mira dhe stabilitetit dhe kjo pikë ka rëndësi të madhe pasi futbollistët e mi luftojnë për njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin. Sigurisht që duhet bërë diçka më tepër, na mungojnë lojtar të rëndësishëm”, theksoi Duro.

“Besoj që gjithë komponentët që do na vijnë nga ndeshja në ndeshje, do të kemi nivel akoma më të lartë. Do kemi kohë që mbas dy ndeshjeve të fundit të rrimë të qetë dhe të mendojmë për të ardhmen e ekipit tonë”, përfundoi trajneri. /Zeri.info