Renditja tabelore në Superligë pas ndeshjes FC Prishtina - Feronikeli

Renditja tabelore në Superligë pas ndeshjes FC Prishtina - Feronikeli

Sport December 04, 2020 - 14:59

Ndeshja hapëse e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll është mbyllur në paqe.

FC Prishtina ka qenë nikoqire e Feronikelit në mesditën e sotme në kryeqytet, raporton "Zeri.info".

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, u mbyll baras 0:0.

Përkundër rasteve të të dyja skuadrave, asnjë gol nuk u shënua në këtë ndeshje.

Madje, kryeyqtetasit kishin mundësi ideale për të shënuar përmes penalltisë në pjesën e parë, por Sabien Lilaj ishte i pafat.

Me këtë barazim, FC Prishtina mbetet në vendin e tretë me 25 pikë të tubuara, kurse Feronikeli me 20 pikë në vendin e pestë. /Zeri.info

Image