Juventusi në telashe të mëdha, shkak testi i falsifikuar i Luis Suarezit

Juventusi në telashe të mëdha, shkak testi i falsifikuar i Luis Suarezit

Sport December 04, 2020 - 13:28

Luis Suarez ishte shumë pranë transferimit në Juventus, por testi fals i gjuhës italiane ishte arsyeja pse dështoi marrëveshja.

Nëse do ta kalonte testin në fjalë, Suarez do ta fitonte nënshtetësinë italiane dhe do t'i bashkohej Juventusit, shkruan "Zeri.info".

Tashmë, Guardia di Finanza ka zbuluar se testi ishte i falsifikuar.

Testi i ishte dhënë më parë Suarezit nga drejtuesit e Universitetit të Peruxhias dhe në bashkëpunim me drejtuesit bardhezi ishin dakordësuar për t’i vendosur nota të shkëlqyera bomberit uruguajan.

Tani më drejtuesit e Juventusit janë vendosur në bankën e të akuzuarve, ku klubi i Andrea Agnelit rrezikon të përballet me ndjekje penale.