Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Superliga live: FC Prishtina - Feronikeli, mbyllet ndeshja në kryeqytet

Superliga live: FC Prishtina - Feronikeli, mbyllet ndeshja në kryeqytet

Sport December 04, 2020 - 12:40

Ndeshja hapëse dhe njëra prej më ndeshjeve më interesante në javën e 16-të në Superligën e Kosovës zhvillohet në mesditën e sotme.

Në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet, FC Prishtina është nikoqire e Feronikelit, raporton "Zeri.info".

Të dyja skuadrat hyjnë në këtë ndeshje pas një ecurie të mirë rezultatesh në ndeshjet e fundit.

FC Prishtina nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit, derisa Feronikeli në tri ndeshjet e fundit nuk ka marrë rezultat negativ.

Ndeshja e sotme nis nga ora 13:00. 

FC Prishtina - Feronikeli 0:0

Mbyllet ndeshja me barazim në kryeqytet.

85' Pesë minuta drejt përfundimit, ende pa gola në kryeqytet.

80' Otto John rrezikon Feronikelin, por ndalet nga Prince Balde.

79' Tensionohet situata në kryeqytet. Nga aksioni i Mankendës, Hoxha e ndërpet në mënyrë të palejueshme e më pas rrëzohet vetë.

67' Harkim i rrezikshëm i Bojkut të Feronikelit, Simonovski pranë ta shënojë golin e epërsisë.

63' Mundësi e artë për Feronikelin, goditjen e Adem Maliqit e pret për mrekulli Eglant Haxho.

60' Mundësi e mirë për vendasit, Mankenda godet, por vetëm pranë portës.

57' Gati një orë lojë në kryeqytet. Ende pa gola.

54' Lumbardh Dellova në formë të mirë. Mbrojtësi i FC Prishtinës ndalë aksionin e rrezikshëm të Feronikelit.

49' Presion nga Feronikeli. Aksion i bukur, por Simonovski gjuan jashtë me kokë.

46' Nis pjesa e dytë në kryeqytet.

Mbyllet pjesa e parë në kryeqytet me rezultat 0:0.

43' Goditje e rrezikshme e Bojkut, vetëm mbi portë.

41' Ka rënë ritmi i lojës në kryeqytet, ende pa gola.

38' Kundërsulm i FC Prishtinës përmes Mankendës, i cili ndalet nga mbrojtja mysafire.

30' Gjysmë ore lojë në kryeqytet, ende pa ndryshim rezultati.

26' Endrit Krasniqi (FC Prishtina) tenton nga goditja e dënimit, por topi godet "murin e gjallë".

23' Sulme e kundërsulme në kryeqytet. Rezultati vazhdon të jetë baras 0:0.

19' FC Prishtina kërkon ta gjejë golin e epërsisë, Leotrim Kryeziu në "offside".

16' Feronikeli kërkon penallti pas një ndërhyrje nga vendasit, por kështu nuk mendon gjyqtari Valbon Hoxha.

15' Sabien Lilaj dështon të shënojë nga pika e bardhë.

13' Penallti në "Fadil Vokrri". Endrit Krasniqi i FC Prishtinës ndalet në mënyrë të palejuar në zonë.

10' Harkim i rrezikshëm nga Yll Hoxha, topi godet trajektoren e portës së Eglant Haxhos.

9' Feronikeli rrezikon FC Prishtinën. Sulmuesi maqedonas Simonovski bllokohet nga mbrojtja vendase.

5' FC Prishtina vazhdon të sulmojë, Leonit Abazin e ndalë pa asnjë problem Carioca i "Niklit".

4' Aksion i bukur nga FC Prishtina, por Besnik Krasniqi nuk e arrinë pasimin në krahun e djathtë.

1' Nis ndeshja në stadiumin "Fadil Vokrri"

Një minutë heshtje për Sinanin.

Image

Futbollistët e FC Prishtinës dhe Feronikelit nderojnë ish-futbollistin e kryeqytetasve, Shefqet SInani.

Image
Image

Para ndeshjes së sotme, FC Prishtina vendos fotografinë e ish-futbollistit, Shefqet Sinani, i cili vdiq gjatë ditës së sotme.

Image

Formacionet zyrtare:

FC Prishtina: Haxho; Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici; Boshnjaku, Lilaj, E. Kransiqi; Abazi, Mankenda, Kryeziu

Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Lladrovci, Thaqi, Hoti, Bojku, Carioca, Maliqi, Prince, Simonovski, Hoxha.

/Zeri.info