FC Prishtina dërgon ngushëllime për familjarët dhe shoqërinë pas vdekjes së ish-futbollistit Shefqet SInani

FC Prishtina dërgon ngushëllime për familjarët dhe shoqërinë pas vdekjes së ish-futbollistit Shefqet SInani

Sport December 04, 2020 - 12:36

Ish-futbollisti legjendar i FC Prishtinës, Shefqet Sinani ka vdekur.

Sinani ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë të kryeqytetasve në periudhën e ish-Jugosllavisë, shkruan "Zeri.info".

Ai ishte mbrojtës i shquar në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllvaisë.

Sinani ka luajtur për FC Prishtinën në vitet e 80-ta. 

Pas vdekjes së Sinanit, ka shkruar edhe klubi i FC Prishtinës, duke i dërguar ngushëllime familjes dhe shoqërisë së shumtë.

Postimi i plotë i FC Prishtinës në "Facebook":

"Ka ndërruar jetë ylli i gjeneratës së artë, Shefqet Sinani
Nuk mundemi të gjejmë fjalë për dhembjen që ndjejmë në këto momente!
Shprehim ngushëllime familjes, shoqërisë së shumtë që ka pasur futbollisti dhe trajneri ynë, Shefqet Sinani. Ngushëllime të gjithë armatës së tifozëve që aq shumë e kanë dashur dhe çmuar!
Njëri ndër futbollistët më jetë gjatë me fanellën bardhekaltër aty edhe ku përfundoi karrierën e lavdishme si futbollist. Shefqet Sinani është ikonë e futbollit në kryeqytet.
Dritë të pastë shpirti
!". /Zeri.info