Falë paraqitjeve të mira, Mërgim Berishën po e kërkojnë shumë klube evropiane

Falë paraqitjeve të mira, Mërgim Berishën po e kërkojnë shumë klube evropiane

Sport December 04, 2020 - 11:16

Mërgim Berisha është njeriu i momentit në Austri dhe në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova po shkëlqen ndeshje pas ndeshje me skuadrën e Red Bull Salzburgut, shkruan "Zeri.info".

22-vjeçari vetëm në Ligën e Kampionëve këtë edicion, në pesë ndeshje, ka realizuar katër gola.

Ndërkohë, në kampionatin austriak, ka shënuar pesë sosh në shtatë ndeshje.

Falë paraqitjeve të mira, shumë klube kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Benevento, Bologna, Crotone, Parma, Sassuolo dhe Torina duan transferimin e Berishës në afatin kalimtar dimëror.

Ndryshe, Berisha e përfaqëson Gjermaninë U21 në nivel ndërkombëtar, por për të interesim ka shprehur edhe Kosova. /Zeri.info