Ish-sportisti i njohur shqiptar vdes pas infektimit me COVID-19

Ish-sportisti i njohur shqiptar vdes pas infektimit me COVID-19

Sport December 04, 2020 - 09:39

Ish-mundësi nga Korça, Petrit Dushku, ka ndërruar jetë.

Sportisti i mirënjohur shqiptar ka humbur betejën dhjetëditore me virusin Korona, shkruan "Zeri.info".

Në karrierën e tij Dushku kishte fituar medalje me skuadrën e Skënderbeut, derisa kishte qenë edhe kampion në peshat e lehta.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Tonin Frroku.

“Lamtumirë Petrit Dushku! Komuniteti i mundjes korçare dhe jo vetëm ka humbur një nga mundësit më të njohur të peshave të lehta. Të lehtë dheun, miku im!”, shkruan Frroku. /Zeri.info

Image