Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport December 03, 2020 - 23:30

Edenilson Bergonsi ka mbyllur vitin me një tjetër trofe në palmaret e tij. Ish-futbollisti i Dritës ka triumfuar në Kupën e Lituanisë me skuadrën FK Panevezys.

Pas këtij suksesi, 33 vjeçari nga Carlos Barbosa pritet që të kërkojë një sfidë të re. Të paktën kështu ka deklaruar ai në profilin e tij, teksa ka publikuar sukseset e tij në tri vitet e fundit.

“Në tri vitet e fundit, tre trofe. 2018 – Superkupa e Kosovës me Dritën, 2019 – Kampion i Interior Camp. Miniero në Brazil dhe tashmë ne 2020 – Kupën e Lituanisë. Tashmë në kërkim të sfidave të reja dhe trofeve!”, ka shkruar Bergonis.

Ai ishte pjesë e futbollit kosovar, teksa luajti në dy etapa të ndryshme për skuadrën e Dritës.

Ai u largua nga Drita në janarin e vitit 2019, teksa u rikthye në vendlindje te skuadra Boa Esporte, për të patur disa aventura të tjera më pas. /Sheshi

Image