Para dy mijë tifozëve, Arsenali shkëlqen dhe fiton bindshëm ndaj Rapid Viennës

Para dy mijë tifozëve, Arsenali shkëlqen dhe fiton bindshëm ndaj Rapid Viennës

Sport December 03, 2020 - 22:51

Arsenali e ka vazhduar ecurinë e fitoreve në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Në kuadër të grupit B, Arsenali u përballë sonte me Rapid Viennën, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në "Emirates Stadium" i takoi Arsenalit me rezultat bindës, 4:1.

Image

Lacazette ('10), Mari ('18), Nketiah ('44) dhe Smith-Rowe ('63) i shënuan golat e sontëm për Arsenalin.

Kurse, Kitagawa ('47) realizoi golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët.

Me këtë fitore, Arsenali "blindon" pozitën e parë me 15 pikë, kurse Rapid Vienna ndodhet në vendin e tretë me gjashtë pikë. /Zeri.info