Bylbyl Sokoli në ditën e fundit të izolimit pas infektimit me COVID-19

Bylbyl Sokoli në ditën e fundit të izolimit pas infektimit me COVID-19

Sport December 03, 2020 - 19:37

Futbolli nuk është më i njejtë që kur në muajin mars i gjithë planeti njohu rikthimin e një virusi të shfaqur edhe 100 vjet më parë. 

Shumë prej futbollistëve, me gjithë imunitetin e lartë që kanë nga aktiviteti sportiv, janë prekur dhe kanë rezultuar pozitivë pasi kanë bërë testin COVID-19, shkruan "Zeri.info".

Përgjigje pozitive ka marrë edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

Sokoli fatmirësisht është në përfundim të izolimit, derisa në një përgjigjje për "Zeri.info" ka pranuar se është infektuar.

"Jam në përfundim, nesër do ta kryejë izolimin", ka thënë shkurtimisht për "Zeri.info" Bylbyl Sokoli.

Ndryshe, që prej largimit nga Flamurtari i Prishtinës, Bylbyl Sokoli ka mbetur i papunë. 

Më herët ai ka drejtuar edhe skuadrat si Llapi, FC Prishtina dhe të tjera. /Zeri.info