Tifozët e klubit gjerman ngritën 60 mijë flamuj në gjithë Berlinin, klubi mund të dënohet nga autoritetet

Tifozët e klubit gjerman ngritën 60 mijë flamuj në gjithë Berlinin, klubi mund të dënohet nga autoritetet

Sport December 03, 2020 - 17:21

Tifozët e Hertha Berlinit kanë ngritur 60 mijë flamuj të bardhë dhe të kaltërt në të gjithë Berlinin, para derbit lokal me Unionin në Bundesliga.

Ky veprim i tifozëve u mbështet nga klubi i Herthas, shkruan "Zeri.info".

Tifozët e Hertha Berlinit e bën këtë të hënën, por një gjë e tillë nuk u lejua më pas nga autoritetet gjermane.

"E kuptoj se njerëzit duan të kujtojnë kohën kur ishin në stadiume", ka thënë zyrtari i qytetit Arne Hertz për mediat gjermane.

Hertz ka kritikuar veprimin e tifozëve shkaku i mbeturinave të hedhura përreth.

Gjithashtu, u bë e ditur se do të merren masa ndaj klubit të Hertha Berlinit. /Zeri.info