U shtrua në spital pasi reagoi pozitiv me COVID-19, Berisha reagon në rrjetet sociale

U shtrua në spital pasi reagoi pozitiv me COVID-19, Berisha reagon në rrjetet sociale

Sport December 03, 2020 - 16:57

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë ditës së djeshme (e mërkure).

Madje, "gardiani" prishtinas është shtrirë në spitalin e specializuar për virusin korona në Ferrara, shkruan "Zeri.info".

Anëtari i SPAL-it me anë të një reagimi në "Instagram" ka thënë se kontrollet që ka pasur së fundmi kanë shkuar mirë.

Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë për mesazhet. /Zeri.info

Image